EMRI/ Aksidenti i mbrëmshëm në aksin “Lushnjë-Fier”, ndërron jetë 77-vjeçari që u përplas nga motori

EMRI/ Aksidenti i mbrëmshëm në aksin

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”.

Një motomjet ka përplasur një këmbësor, ku të dy, drejtuesi i mjetit dhe këmbësori mbetën të plagosur duke u dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mësohet se 77-vjeçari Hakim Maledhi nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra nga përplasja dhe ka ndërruar jetë në spital.

Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier” motomjeti me drejtues shtetasin A. H., 57 vjeç, banues në Pirrë, ka përplasur këmbësorin, shtetasin H. M., 77 vjeç, banues në Rrapëz.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit dhe këmbësori janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

EMISIONET