EMRAT/ Të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, në pranga 3 persona
Policia në Vlorë ka arrestuar tre persona, që ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Të arrestuarit ishin shpallur në kërkim për vepra penale si “trafik droge”, “vjedhje” e “drejtim të mjetit të gjendje të dehur”. Të arrestuarit janë Elson(Durim) Doku, Rexhep Lila dhe Flavio Lepuri.
“DVP Tiranë/Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e shtetasve në kërkim, u finalizua operacioni policor i koduar “Catch”.
Si rezultat, u kapën dhe u vunë në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë kapur dhe ndaluar shtetasin Rexhep Lila, 32 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Seksionin e kërkimit në DVP Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim Elson(D). Doku, 40 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore kapën dhe ndaluan shtetasin Flavio Lepuri, 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.