EMRAT/ Aksident në aksin Lushnjë-Fier, pl*goset rëndë një këmbësor

EMRAT/ Aksident në aksin Lushnjë-Fier, pl*goset rëndë

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkurë në autostradën Lushnjë – Fier, në afërsi të fshatit Rrapëz.

Nga informacionet paraprake mësohet se një motor ka përplasur një këmbësor që po kalonte në anë të autostradës dhe ka mbetur i plagosur rëndë.

Burime bëjnë me dije se motori drejtohej nga Aleksandër Hila, 55-vjeç, ndërsa këmbësori që është plagosur rëndë është shtetasi Hakim Maledhi, 70 vjeç.

Edhe drejtuesit i motori ka mbetur i plagosur, dhe të dy janë transportuar në spitalin e Lushnjës.

Më rëndë në gjendje kritike për jetën është këmbësori Hakim Maledhi, ndërsa drejtuesi i motoçikletës Hila ka marrë plagë në kokë pasi edhe pse kishte maskën mbrojtëse me vete nuk e kishte vënë atë.

EMISIONET