Emigrantët në Audi si "sardele", 39 vjeçari do merrte 720 euro për një rrugë (Video)

Vijon operacioni policor i koduar "Perimetri". Një 39 vjeçar nga Tirana është arrestuar për dhënie të ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Ky shtetas është kapur në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip "Audi A3", 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt pagesës 120 euro për person, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, informoi sot policia.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Emigrantët në Audi si "sardele", 39 vjeçari do merrte

EMISIONET