Elezi: Policia e shtetit filloi të shkatërrohej kur erdhi Saimir Tahiri, mbushi Shqipërinë me kanabis

Ish-drejtori i policisë Ismail Elezi në një intervistë për Ora News, tha se personat që merren me rekrutimin e policisë duhet që të bëjnë testime herë pas here.

Nisur nga ngjarja që ndodhi mbrëmjen e djeshme (23 Maj) në ambientet e komisariati nr.3 në rrugën ‘Mine Peza’ në  Tiranë, ku oficeri i Patrullës së Përgjithshme Ludian Zaimi, qëlloi me armën e shërbimit oficerin tjetër të Patrullës, Çaush Saliasin, ai tha se arma duhet të përdoret vetëm në rastin e vetëmbrojtjes ndërsa shtoi se ligji e ka të përcaktuar qartë se kur duhet të përdoret arma.

Ismail Elezi: Personat që merren me rekrutimin, por kryesisht me punonjësit që janë në detyrë aktualisht, duhet që testimi të jetë gjatë gjithë kohës determinant.

Kanë një armë, të cilët duhet ta përdorin vetëm në kushtet e vetëmbrojtjes. Janë njerëz që merren me zbatimin e ligjit, nuk janë kriminel. Ligji e ka përcaktuar shumë qartë rastin e përdorimit të armës. Në këto kushte nëse do kishte ndërhyrë në momentin e duhur, nuk do kishim pasur këto ngjarje.

Në momentin që qytetari të fyen duhet të zbatosh ligjin për policinë e shtetit, nuk mundesh të veprosh me iniciativë. Ajo që i mëshoj fort është rekrutimi i këtyre njerëzve që punojnë në këto organe. Njerëzit që merren me këtë punë duhet padiskutim duhet të vendosin pikat mbi I.

Me tej ai tha se policia e shtetit filloi të shkatërrohej pas vitit 2013 kur në krye të këtij institucioni u vendos Saimir Tahiri.

Ismail Elezi: Policia e shtetit filloi të shkatërrohet që pas vitit 2013 me ardhjen në pushtet të Saimir Policisë. Këtë e them me bindjen. Ai e mbushi Shqipërinë me kanabis.  Policia mori goditje tjetër  më Fatmir Xhafën. E çorganizoj policinë e shtetit. Pas tij erdhi me Sandër Lleshi, ai vazhdoi ecurinë e të dy palëve. 

Përgatiti Anila Kolgjini.

EMISIONET