"Elbasani në duart e bandës Balla!" Berisha reagon për vrasjen afër stadiumit

"Elbasani në duart e bandës Balla!" Berisha reagon për

Kryetari i PD-se Sali Berisha përmes një postimi në facebook akuzon kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla si të lidhur me krimin në Elbasan për të cilin i bën dhe autorë të ekzekutimit të sotëm.

"Elbasani në duart e bandës Balla!
Ekzekutim mafioz me silenciator i Madrid Ulqinakut, në ora 22:00, në Bulevardin e qytetit. Vrasësit largohen si zakonisht, në drejtim të paditur. sb" shkruan Berisha.

Sipas policise Madrid Ulqinaku, 25 vjeç humbi jetën gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve. 

Dyshohet se shtetasi Klajdi.SH, rreth 20 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Madrid Ulqinaku rreth 25 vjeç, banues në Elbasan.

Vrasja ndodhi rreth orës 21:50, në lagjen "Kongresi" afër stadiumit "Elbasan Arena"

EMISIONET