Elbasan/ 18-vjeçari vjedh në banesën e një gruaje 10 mijë euro, arrestohet

Elbasan/ 18-vjeçari vjedh në banesën e një gruaje 10

Një 18-vjeçar në Elbasan është arrestuar ditën e sotme, pasi në kohë të ndryshme ka vjedhur shumën prej 10 mijë eurosh në banesën e një shtetasje.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit "Thousands", në pranga ka rënë shtetasi A.Z, dhe akuzohet për veprën penale “Vjedhja”.

 “Si rezultat i këtij operacioni, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:  A. Z., 18  vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ky shtetas në periudha të ndryshme kohore, dyshohet se ka vjedhur shuma parash, me vlerë totale 10 000 euro, në banesën e një shtetaseje.”- njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET