Ekzekutimi me 2 të vrarë në "Astir", Erigers Mihasi sinjalizime për atentatin, kishte marrë masa për t'u mbrojtur

Hetuesit nuk kanë asnjë  të dyshuar deri tani për ekzekutimin mafioz të  ndodhur pak ditë me parë në "Astir" ku mbetën të vrarë Eriges Mihasi dhe Armando Dumani.  Shokët e 32-vjeçarit kanë pohuar se ai ruhej ditët e fundit.

Erigers Mihasi 32-vjeçari, i cili mbeti i vrarë në atentatin në Astir së bashku me Armando Dumanin, duket se ia kishte frikën një ekzekutimi të mundshëm. Gjatë marrjes në pyetje një prej miqve  e tij të afërm ka treguar se muajt e fundit ai ishte i kujdesshëm në çdo lëvizje që bënte dhe kishte marrë masa për t’u mbrojtur.

Miku i ngushtë i 32-vjeçarit ka treguar se ai shoqërohej me shumë pak persona dhe rrethi i miqve ishte tejet i ngushtë në muajt e fundit. Mësohet se ai kishte në pronësi edhe një tjetër automjet luksoz me të cilin ishte parë të lëvizte, një makinë tip “Hummer” .

Pavarësisht vigjilencës së shtuar, ditën e sulmit, Mihasi dhe as miku i tij Dumani nuk vërejtën lëvizje të dyshimta dhe ndjekjen e makinës “Toyota”.

Hetuesit po punojnë në lidhje me pistat e hetimit  ku pista kryesore është larja e hesapeve dhe hakmarrja për ngjarje të mëparshme. Konfliktet me pjesëtarët e klanit “Duka” janë në filtër te hetuesve. Referuar së kaluarës si pasojë e këtyre konflikteve janë vrarë katër persona të afërt me Ervis Martinajn.

Erigers Mihasi është qëlluar me 13 plumba në trup, pjesa më e madhe e tyre në shpinë dhe gjoks, ndërsa një tjetër plumb e ka kapur në qafë. Shoku i tij, Armand Dumani mori katër plumba në pjesën e sipërme të trupit.

Erigers Mihasi, 32-vjeç, u ekzekutua mbrëmjen e 13 nëntorit në Tiranë bashkë me mikun e tij teksa lëviznin në makinën luksoze në zonën e Astirit.

Vrasja ka ndodhur në pak sekonda pasi autorët pasi janë kujdesur për ekzekutimin e viktimave janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

EMISIONET