Ekzekutimi i shqiptarit në Gjermani, në kërkim 2 autorët me kapele e xhaketë

Ekzekutimi i shqiptarit në Gjermani, në kërkim 2 autorët me
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia gjermane është në kërkim të dy personave që dyshohet se kanë marrë pjesë në ekzekutimin e shqiptarit mbrëmjen e 28 nëntorit 2022 në qytetin  Krefeld të Gjermanisë.

 Kjo bazuar dhe në dëshminë e personave që dëgjuar të shtëna rreth  rreth orës 19:50 minuta të 28 nëntorit 2022, të cilët kanë raportuar në polici se dy personat ishin larguar në errësirë duke vrapuar nga skena e krimit drejt unazës Alter Deutscher, thanë hetuesit sot (29 nëntor) raportojnë mediat gjermane.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Plumb në kokë

Një zëdhënës i policisë tha se 42-vjeçari ishte i njohur për policinë për krime në fushën e drogës dhe pronës.

"Ne nuk mendojmë se ai është viktimë e një vrasjeje aksidentale" ka thënë zëdhënësi i policisë.

Viktima jetonte në Gjermani prej 4 vitesh, që në 2018 dhe ishte denoncuar disa herë në polici për krime të ndryshme. Ai ka humbur jetën nga një plumb në kokë, shkruajnë mediat gjermane.

Trupi i pajetë do i nënshtrohet autopsisë. Është ende e paqartë nëse viktima ka qenë në biçikletë apo e ka pasur në dorë në momentin kur është ekzekutuar.

Identikiti i autoreve

Gjithashtu policia ka bërë dhe një përshkrim të dy autorëve të dyshuar: Personi i parë ka një gjatësi dhe trup normal.  Ai kishte veshur një xhaketë të errët, pantallona dhe kapele ngjyrë të çelur. Burri i dytë ishte gjithashtu me gjatësi normale. Ai kishte veshur një xhaketë të errët me një logo të spikatur në shpinë, pantallona të errëta dhe një kapele të errët.”

Një ditë më pas, në vendngjarje policia ka gjetur dhe vrima plumbash në një kuti postare dhe një telefon në një fasadë shtëpie në vendin ku ndodhi vrasja.

Rreth 30 oficerë policie e kërkuan për armën e vrasjes nën makina të parkuara, në parqe dhe në një argjinaturë hekurudhore. Oficerët e vrasjeve morën në pyetje banorët e zonës.

Ekzekutimi i shqiptarit në Gjermani, në kërkim 2 autorët me

EMISIONET