Ekstradohet drejt Spanjës ish drejtori i ujësjellësit Kurbin, Alfred Prodani

Ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani i arrestua në fillim të muajit maj do të ekstradohet një vendin iberik për tu përballur me drejtësinë!.

Gjykata e Kurbit ka vulosur fatin e 41 vjecarit.

Pas përfundimit të afatit të paraburgimi 40-ditor, togat e zeza kanë ndryshuar masën e sigurisë në arrest me burg pa afat për Prodanin.

Gjatë kësaj kohe mësohet se po vijojnë për ekstradimin drejt shtetit Spanjoll.

Menjëherë pas arrestimit, autoritetet Spanjolle sollen dosjen hetimore dhe provat që e implikojnë Prodanin në disa episode vjedhjesh. duke detyruar togat e zeza në Kurbin qe ta mbajne ne burg Prodanin me qëllim ekstradimi. 

Sipas mediave spanjolle 41 vjecari dyshohet edhe për vjedhjen e vilës së yllit të Real Madrid, Karim Benzama në shkurt të vitit 2019-të, ndërsa ishte duke u luajtur klasikja Real-Barcelona.

Ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani u arrestua nga policia me 7 maj pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në Spanjë.

Operacioni policor i koduar “Coruna” u finalizua  nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me INTERPOL Tirana.

41-vjeçari banues në Kurbin, u prangos pa bërë rezistence në qytetin e Laçit

 Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Corunës, Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës".

Prej 9-vitesh Alfred Prodani mbante postin e Drejtorit të Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, si përfaqësues i Partisë Socialiste.

EMISIONET