Ekspozoi pikturat në Paris, 23 vjeçarja brenda 1 jave realizoi 12 punime

Adela Osmani 23 vjeçarja nga qyteti bregdetar i Durrësit, që pasioni për pikturën e ka rrëmbyer totalisht ishte e ftuar sot në “Jeto me Orën”.

Ajo ka bërë një ekspozitë në Paris, ku tha se brenda një jave iu desh të përfundonte 12 punime.

 “Nuk e kisha si fokus të bëja një ekspozitë, ndërkohë kur më ka ardhur ftesa, çova të gjitha pikturat. I kam nisur të gjitha punimet dhe për një javë bëra 12 punime”- u shpreh ajo.

E reja u shpreh se shumica e pikturave kanë të bëjnë me emocionet.

Brenda një jave kamë realizuar 12 piktura. Shumica e punimeve kanë qenë për pjesën e emocioneve. Të gjitha emocionet I kam kthyer në abstraksion.

Ekspozitën në Paris ajo e konsideroi si një nga momentet më të bukura të jetës së saj.

EMISIONET