Ekspozohen armatime teknike në Lushnje, të rinjtë shprehin dëshirën për të qenë pjesë e Forcave të Armatosura
Armatime teknike dhe pajisje të Forcave të Armatosura Shqiptare janë ekspozuar në Lushnjë në Qendrën e Personel Rekrutimit.
Shumë të rinj dhe të reja panë nga afër këto pajisje të cilat i dokumentuan edhe përmes shkrepjes së fotografive.
Ka nga ata që shprehin dëshirën që në të ardhmen të jenë pjesë e Forcave të Armatosura.
Komandanti i Qendrës së Rekrutimit, Kolonel Fadil Ciroku, thotë se aktualisht janë 428 vende vakante për rekrutim në të gjithë vendin.
Qendra e Personel Rekrutimit ka për qëllim rekrutimin e kandidatëve për ushtarë apo detarë aktivë në Forcat e Armatosura.
Kriter i rëndësishëm për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura është të qenurit shqiptar i grupmoshës nga 18-27 vjeç, si dhe të kesh përfunduar minimalisht arsimin 9-vjecar brenda ose jashtë shtetit.