Eksperti Dogjani: Policia e shtetit ka arritur në ditë të zezë, qytetarët presin siguri prej tyre

Eksperti i policisë së shtetit, Asllan Dogjani gjatë një interviste për Ora News me gazetaren Siklajda Shorja  duke sjellë në vëmendje ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku, polici Ludian Zaimi 25 vjeç qëlloi me armë zjarri për vdekje kolegun e tij Çaush Saliasi 55 vjeç, tha se kjo është një situatë alarmante për policinë e shtetit.

Asllan Dogjani: "Kjo si ngjarje është shumë e rëndë në radhë të parë për familjen por dhe për kolegët e tij të cilët kanë vite që punojnë bashkë. Më të rëndë e bën ngjarjen fakti që punonjësi i policisë vritet brenda policisë së shtetit dhe nga kolegu i tij. Të të vrasë kolegu brenda Komisariatit të Policisë kjo është një situatë alarmante për policinë e shtetit dhe kjo ka shumë faktor pse policia e shtetit ka arritur në këtë ditë të zezë që jep edhe një mesazh edhe më të rëndë tek opinioni publik. Qytetarët presin nga policia e shtetit për t'iu siguruar rendin, sigurinë publike, për tju mbrojtur jetën dhe fëmijët, pra gjithçka nga rreziku i grupeve kriminale që sot janë prezent në vendin tonë. Kur shohin që polici vret policin këtu bëhet më e rëndë situata. Humbet besimi. Thellohet edhe më shumë distanca midis policisë dhe qytetarëve."

Dogjani vuri në pah joprofesionalizmin e punonjësve të policisë. Sipas tij ka pasur dhe raste ku për shkak të sjelljes në mënyrë brutale të punonjësit të policisë me qytetarët, që i janë shkelur qytetarit të drejtat dhe liritë e tij kanë shkuar deri në përplasje dhe më pas kanë marrë qytetarin e kanë çuar në burg për mosbindje të punonjësit të policisë.

Asllan Dogjani: "Me të drejtë qytetarët thonë kur polici vret kolegun e vet, çfarë do të pres unë nga një punonjës policie. Dhe jo pak raste ka patur ku për shkak të sjelljes në mënyrë brutale të punonjësit të policisë me qytetarët, që i janë shkelur qytetarit të drejtat dhe liritë e tij kanë shkuar deri në përplasje dhe më pas kanë marrë qytetarin e kanë çuar në burg për mosbindje të punonjësit të policisë në një kohë polici mund ti shkelë të drejtat qytetarit në mënyrë arbitrare."

Eksperti Dogjani: Policia e shtetit ka arritur në ditë të

EMISIONET