Ekskluzive/ Momenti i vënies së zjarrit ndaj makinës së policit në Shkodër

Ora News siguron videon ku tregohet momenti kur një person ende i paidentifikuar i vë flakën makinës së policit në Shkodër.

Ai është i veshur me veshje të zeza dhe ka mbuluar dhe kokën që të mos duket.

Autori afrohet drejt makinës së punonjësit të policisë së Shkodrës, të identifikuar me incialet S.K., 54 vjeç, cila ishte e parkuar para banesës së tij në lagjen “Tre Heronjtë” Shkodër.

Pasi qëndron për disa sekonda makina merr flakë.

Menjëherë vërehet se makina merr flakë, ndërkohë autori largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

EMISIONET