Egjiptianët e Vlorës të “diskriminuar”, ankesa për pronësinë dhe investimet

Banorë të Komunitetit Egjiptian në Vlorë, akuzojnë Bashkinë e Vlorës dhe instucionet shtetërore për diskriminim, duke iu referuar vonesave sipas tyre, për dokumentet e pronësisë së banesave ku jetojnë dhe mungesës së investimeve në zonë.

Banorë të lagjes “Partizani”, ndër më të vjetrat në Vlorë, ankohen se institucionet po u zvarrisin dokumentet e pronësisë së shtëpive ku jetojnë.

“Kam 12 vjet që vete dhe nuk më kan zgjidhur asgjë. Vete në sportel, mund të jenë ndërruar 10 drejtora,” tha banori.

Ngrejnë akuza për diskriminim.

“Ne shohim një burrokraci të theksuar për këtë komunitet. Përse e bën Bashkia këtë? A e keni parë ndonjëher kryetarin e Bashkisë të afrohet këtu? Për fushatën, vijnë për legalizim. Më ka ardhur deputeti, kam vajtur bashkë me deputetin,” thanë banorët.

Zhaneta Veizi, Kryetare e Shoqatës “Nefreta” thotë se paratë për mbështetjen e Komunitetit Egjiptian, kanë shkuar në xhepat e pushtetarëve lokalë.

“Ne kërkojmë, asgjë, përveç se zbatimin e planit kombëtar, deri në vitin 2025, të gjitha akseset që na jepen atie, le ti zbatoj Bashkia. Të vijnë këtu, të mos rrijnë nëpër zyra dhe kur u trokasim ne, thonë, ç’domethën diskriminim,” tha Zhaneta Veizi.

Mungesa e investimeve në infrastrukturë dhe shërbimeve është një tjetër shqetësim i banorëve të Lagjes Partizani në Vlorë.

EMISIONET