Edisoni: Njerku më ka torturuar me shkop gome. Ika nga shtëpia dhe jetova në rrugë!

E kush nuk e njeh Edisonin, “mretin” e Durrësit i cili u bë i famshëm në rrjete sociale nga të rinj që shpesh e tallnin apo e vinin në lojë. Një djalë që në supet e tij mbart një histori të trishtë, mes përdhunimesh dhe dhunës fizike dhe psikologjike që nga njerku i tij e deri tek njerëzit në rrugë.

I ftuar në D-Night në Rtv Ora, Edisoni me lot në sy ndau me të gjithë publikun historinë e tij të trishtë.

Dajana: Edison e di që je bërë i famshëm?

Edisoni: Shumë… e ka parë e gjithë bota, por nga ata njerëz ka disa që më ndihmojnë dhe disa të tjerë që nuk më ndihmojnë.

Njerku më ka rrahur mua, më ka rrahur me shkop gome. Unë kam një vëlla të paralizuar, ai nuk ecën fare. Njerku më ka torturuar dhe unë kam vuajtur shumë nga ai.

Unë ika nga shtëpia dhe kam jetuar rrugëve, ndërsa Ilda Ceriku dhe Leonard Berisha më gjeti në rrugë dhe më kanë ndihmuar shumë. Unë i dua fort ata!

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

 

EMISIONET