Fluks makinash në Kakavijë, por s'ka radhë të gjata pritjesh. "Mirësevini në Shtëpi!"
Në Pikën e kalimit kufitar të Kakavijës mëngjesin e sotëm vihet re fluks por nuk ka radhë kilometrike të makinave në pritje siç u konstatua paraditen e të shtunës 13 gusht.
Radhët u konstatuan dhe ditën e djeshme deri në mesditë dhe pas ndërhyrjes së autoriteteve shqiptare u kërkua që pala greke të nisë procedurat e kalimit të përshpejtuar, një procedurë teknike që çoi në lehtësimin e lëvizjes.
Mësohet se pala greke ka shtuar sportelet dhe radha është zvogëluar.
Burimet nga Pika kufitare e Kakavijë, bëjnë me dije se ka shumë lëvizje, por tanimë radhët janë në nivelin e normales.
Sipas të dhënave rezulton se përmes pikës kufitare të Kakavijës gjatë 24 orëve të fundit kanë hyre mbi 9739 persona ndërsa kanë dalë rreth 4444 persona.
(Shenim: Lajmi u perditësua)