Edhe shqiptarët po përqëndrojnë investimet jashtë kufijve të atdheut

Shqiptarët nuk e shikojnë vendin e tyre si një mundësi për të ndërtuar të ardhmen, ndaj investimet e tyre po i përqëndrojnë jashtë kufijve të Shqipërisë

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin e parë të këtij viti, rezulton se vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit arriti në 60 milionë euro, apo tre herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ky është njëkohësisht edhe niveli më i lartë që prej vitit 2011. Në pjesën dërrmuese, investimet shqiptare janë kanalizuar në kontribute direkte në kapitalin e shoqërive të kontrolluara jashtë vendit, ndërsa një pjesë më e vogël ka shkuar në formën e huave të dhëna për kompanitë bija.

Investimet direkte dalëse sidoqoftë kanë ende një peshë të ulët në raport me investimet e huaja direkte në Shqipëri, me rreth 9.5% të tyre për 6-mujorin 2020.

EMISIONET