Edhe Peleshi kundërshton aneksimet e Rusisë: Veprim i njëanshëm dhe i paligjshëm

Edhe Peleshi kundërshton aneksimet e Rusisë: Veprim i

Edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e ka dënuar aneksimin e disa rajoneve në Ukrainë nga ana e Rusisë, të shpallura nga presidenti Putin ditën e sotme.

Ai shkruan se aneksimi i katër rajoneve të Ukrainës është i paligjshëm dhe se Shqipëria e kundërshton pa mëdyshje këtë hap të Rusisë.

Peleshi: Aneksimi i katër rajoneve të Ukrainës është i paligjshëm. Qëndrimi i Shqipërisë është i qartë, ashtu si ai i SHBA, Bashkimit Evropian, NATO-s dhe shteteve të tjera demokratike. Kundërshtojmë pa mëdyshje këtë veprim të njëanshëm të Rusisë, që shkel hapur të drejtat themelore të Ukrainës për pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial.

EMISIONET