"Edhe kur të anëtarësohemi në BE do kemi shumë mangësi", Gjosha: Shqipëria nuk është asnjëherë gati

6 vite pasi mori “PO-në” e parë që rekomandoi çeljen e negociatave, Shqipëria ende nuk ka arritur ta përmbyllë këtë proces dhe përgjigjen e radhës e pret në qershor.

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, mbetet skeptike se edhe këtë herë do të arrihet drita jeshile do të hapet.

"Jam skeptike. Uroj që politika më e gjerë dhe pjesa gjeostrategjike, ajo që ndodh sot edhe në vende të tjera që janë shumë afër Bashkimit Europian por edhe Ballkanit, të bëjë që BE të ketë një vendimmarrje pozitive ndaj projektit të zgjerimit".

Nuk bie dakort me qëndrimin e kryeministrit Rama se vendi ynë është gati, por janë qëndrimet e disa vendeve anëtare që na mbajnë peng.

"Do të doja që fokusi i qeverisë të ishte pikërisht te puna që duhet bërë për plotësimin e kushteve. Shqipëria asnjëherë nuk është gati. Edhe në momentin kur do anëtarësohet duhet të jemi të bindur se ka shumë mangësi."

Tirana zyrtare ka hedhur në lojë propozimin e ndarjes nga Maqedonia e Veriut.

Por ish-ministrja e Integrimit nuk beson që kjo do të ndodhë.

"Edhe në momentet kur Maqedonia e Veriut ka qenë gati për të vazhduar me procesin e negociatave, fatkeqësisht ka qenë Shqipëria ajo që e ka penguar."

Ulja në tryezë hap sfida të reja për Shqipërinë dhe në këtë pikë, Gjosha kritikon mënyrën se si janë konceptuar grupet negociatore të ndara në 3 institucione.

"Nuk dihet cila ëhtë koka dhe si mund të vazhdohet me kordinimin dhe punën që gjithësecili duhet të marrë përsipër. Teknikisht mendoj se vendi ynë ka jashtëzakonisht punë për të bërë."

EMISIONET