Edea Demaliaj " risjell" Gent Demaliaj

Gent Demaliaj ishte djali i talentuar i cili ka pushtuar skenat në vitet 90 dhe bëri për vete publikun shqiptar me këngët e tij. 

Bëhet fjalë për pjestarin e grupit “Djmtë e detit” që edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të dëgjohen këngët e tij.

Në datën 18 qershor Edea Demaliaj dhe Aurel Gjini do të sjellin në qytetin e Lezhës këngë të këngëtarit të madh i cili ka lënë gjurmë.

Të ftuar në emisionin “Jeto me orën” organizatorët e koncertit Edea Demaliaj dhe Aurel Gjini na treguan më tepër për detajet e koncertit.

Ato u shprehën se “Ky koncert po bëhet në nder të Gentit pasi data 18 qershor është edhe dita e lindjes së tij”.

Përveç datës 18 koncerti do zhvillohet edhe me datë 25 në kryeqytet.

Për koncertin Edea edhe Aureli kanë tre muaj që përgatiten pasi kanë dashur që risjellja e këngëve të Gentit të bëhej në mënyrën më perfekte.

Koncerti titullohet “Mall për Gent Demaliaj”, një koncert pa bileta , dhe mund të shkojë të argëtohet kushdo që dëshiron pasi çdo gjë është pa pagesë.

Një tjetër moment emocionues në studion e emisionit të pasdites ishte kur Edea risolli për shikuesit një nga këngët më të pëlqyera të saj të kënduar nga babai i saj. Edea kujton me shumë nostalgji babain e saj dhe kujton me shumë mall këngëtarin e famshëm, duke treguar që ka pasur një fëmijëri shumë të bukur.

EMISIONET