E zbulon Tritan Shehu: Ja çfarë do të ndodhë pas 22 Majit

Deputeti i PD, Tritan Shehu, në një intervistë për Ora News , është ndalur dhe te procesi i zgjedhjes së presidentit të ri.

Ai tha se nuk do të ulen në tavolinë me Edi Ramën, ndërsa shtoi se ky i fundit i ka numrat e deputetëve për zgjedhjen e presidentit.

Tritan Shehu: Emri është absurd në këto momente. Opozita duhet të negociojë. Sidoqoftë qëndrimi i PD do të shprehet qartësisht me votë, pa rënë pre e një farse që Rama kërkon të krijojë. Është një proces që Rama kërkon ta mbyllë vet. Jemi duke e ndjekur me vëmendje por pa qenë pjesë e tij. Ne me Ramën nuk ulemi. Ne mund të bisedojmë me partitë opozitare. PD e humbi shansin  për të qenë determinuese në zgjedhjen e presidentit më 26 prill. Sot Rama i ka të gjithë numrat. Rama nuk është njeriu u kompromiseve. Rama pasi mori mandatin nuk respektoi asgjë.

Shehu ka treguar se pas zgjedhjeve për kreun e PD, do të përfshihen në një lëvizje të madhe popullore.

Tritan Shehu: PD do përfshihet në një lëvizje të madhe popullore menjëherë pas  përfundimit të zgjedhjeve të 22 marsit. Ne sot nuk duhet të biem pre e farsave të Ramës.

EMISIONET