E shtuna e aksidenteve/ 1 i vdekur dhe disa të plagosur në rrugët e vendit

Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë në spital pasi është përplasur nga një automjet mbrëmjen e së shtunës, në zonën e Saukut në kryeqytet.

Në njoftimin e policisë thuhet se ka qenë ora 21:30, kur mjeti i drejtuar nga një 21-vjeçar i identifikuar me inicialet A.K. Ka përplasur viktimën. H.A.

Ky i fundit u dërgua menjëherë në spital në gjendje të rëndë, por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë po në orët e mbrëmjes të së shtunës në zonën e Plepave në Durrës 4 makina janë përfshirë në një aksident rrugor, ku kanë mbetur të plagosur 7 persona.

6 prej tyre kanë marrë mjekim në spitalin e Durrësit dhe ndodhen jashtë rreziku për jetën. Ndërsa një 61-vjeçare e identifikuar me inicialet Xh.H ndodhet në gjendje kritike dhe  është shtruar në Spitalin e Traumës.

Shkak i këtij aksidenti dyshohet shkelja e rregullave të qarkullimit, por edhe lagështia në rrugë.

Po për shkak të lagështisë në rrugë një tjetër aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e së shtunës në Aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.

Mësohet se afërsi të fshatit Qukës një automjet tip furgon është batuar në rrugë. Fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

EMISIONET