E rrallë: Burri mbijeton pasi goditet nga rrufeja teksa luante PlayStation në dhomën e tij

E rrallë: Burri mbijeton pasi goditet nga rrufeja teksa luante PlayStation

Një mashkull në Mbretërinë e Bashkuar u dërgua me nxitim në dhomën e urgjencës të hënën e kaluar pasi u godit nga rrufeja teksa luante videolojëra në dhomën e tij.

Aidan Rowan ishte duke përdorur PlayStation-in e tij kur dëgjoi një kërcitje të fortë të ndjekur nga një ndjesi e rëndë në trupin e tij.

“Unë isha në divan duke luajtur një lojë dhe jashtë gjëmonte. Kishte një krisje shumë të fortë bubullimash dhe ndjeva një ndjesi shumë të rëndë kudo dhe më pas një nxehtësi të madhe në krahun tim të djathtë ku tani ka djegie. U desh rreth një minutë për t'u rikthyer në vete, u ndjeva shumë, shumë i hutuar.”

Ai më pas u dërgua me urgjencë në spital nga bashkëshortja e tij, ku iu dha ndihma e parë dhe pas disa orësh doli nga spitali.

Fatmirësisht për Aiden nuk mbeti me asgjë tjetër veçse një seri plagësh në krahun e majtë dhe një djegie në dorën e djathtë pas incidentit, edhe pse mund të kishte qenë shumë më keq.

“Pas disa ditësh filloi të më prekte mendërisht ngjarja, duke kuptuar se mund të kisha vdekur. Miqtë e mi ishin shumë të shqetësuar, veçanërisht në ditët e para, por sapo njerëzit e kuptuan se isha mirë, ka pasur shumë shaka për Thor.”

E rrallë: Burri mbijeton pasi goditet nga rrufeja teksa luante PlayStation

EMISIONET