E RËNDË/ 50-vjeçari gjendet i mbytur në liqeni ne fshatit në Dibër, ja çfarë dyshohet

E RËNDË/ 50-vjeçari gjendet i mbytur në liqeni ne fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Dibër, teksa një 50-vjeçar ka ndërruar jetë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Grevë, ku dyshohet se 50-vjeçari ka kryer vetëvrasje duke u mbytur në liqenin e fshatit. Trupi i tij u gjet i pajetë, teksa nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.

Në liqenin e fshatit Grevë, dyshohet se është vetëmbytur shtetasi E.F., 50 vjeç, banues në fshatin Grevë.

Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

EMISIONET