E rëndë! Përdhunoi të miturën dhe i “mbylli gojën”, arrestohet pas 2 javësh 47 vjeçari në Mat

Një 47-vjeçar është arrestuar ditën e sotme (2 dhjetor) në Mat, pasi paa dy javësh dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi U. C, i cili pasi ka kryer marrëdhënie me të miturën e ka kanosur që të mos tregojë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë ndalimi i shtetasit U. C., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se  rreth dy javë më parë   ka kryer marrdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe,  dhe me datë 01.12.2021, shtetasi U. C,  e ka kanosur atë për të mos treguar.”- njofton policia.

 E mitura së bashku me familjarët ngjarjen në fjalë e kanë kallëzuar në Komisariat ditën e djeshme, dhe materialet procedurale në ngarkim të shtetasit U. C., i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur", dhe "Kanosje”.

EMISIONET