E rëndë në Lushnje, i riu gjendet i vetëvarur në oborrin e banesës nga familjarët
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Lushnjes, teksa një 22-vjeçar është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij.
Dyshohet se i riu, i cili është gjetur nga familjarët e tij i pajetë, është vetëvarur.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:10, në fshatin Pluk, Lushnjë, është gjetur i pajetë nga familjarët, në oborrin e banesës, shtetasi K. H., 22 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.