Djali vret babanë në Divjakë, 58-vjeçari e masakroi me grushte dhe e mbyti me duar të atin

Një krim të familje u shënua në Remas të Divjakës. Një 58-vjeçar masakroi me grushte dhe më pas mbyti të atin e moshuar.

Djali 58 vjeçar, i dyshuar në gjendje të dehur vrau të atin e moshuar.

E masakroi 85-vjeçarin me grushte dhe në fund shpirtin ia mori me duar.

Krimi në familje u shënua pas kësaj porte në Remas të Divjakës.

Aty Mitër Stasa jetonte me dy djemtë e tij beqarë, ndërsa gruaja i kishte ndërruar jetë vite më parë.

Jetën ai mori Andrea, i cili në fshat njihet me emrin Kujtim.

"Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë.Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur" njoftoi policia.

Ishte kthyer vetëm dy muaj më parë nga Greqia, ku thuhet se ka qenë në burg për 13 vite.

Banorët në fshat thonë se konsumonte shumë alkool.

Të afërmit konfirmojnë se 85-vjeçari kishte probleme djemtë, por siç ndodh në zonat rurale, gjithçka ishte mbajtur brenda oborrit të shtëpisë.

58-vjeçari Andrea Stasa u vu në pranga pak minuta pas denoncimit të krimit, ndërsa dëshmia e tij në polici pritet të zbardhë rrethanat që e çuan në atvrasje.

EMISIONET