E rëndë në Devoll, fëmija 2 vjeç pi gabimisht shishen me raki, vdes në spital

E rëndë në Devoll, fëmija 2 vjeç pi gabimisht shishen

Një fëmijë ka gjetur vdekjen pasi ka pirë gabimisht nga një shishe me raki në Devoll.

Fëmija i gjinisë mashkullore, në kohën kur nëna kryente punët e shtëpisë, ka marrë një bidon gjysmë litër që e ka menduar se ka qenë me ujë, por ka qenë me raki.

Nëna e ka gjetur të shtrirë në dysheme dhe e kanë çuar menjëherë në spital por fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë në banesë.

Sipas mjekëve i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes duke i sjellë vdekjen.

“Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET