E rëndë/ Bie nga pallati në ndërtim, ndërron jetë 55-vjeçari te Kodra e Diellit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2024, 14:33

Foto ilustruese
Më datë 03.04.2024, rreth orës 09:00, te Kodra e Diellit, në një kantier ndërtimi, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi S. B., 55 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ka humbur jetën në spital, rreth orës 13:10.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.