Vajza udhëton nga Brazili në Tiranë të takojë princin e kaltër, i del shantazhues

Një shtetase nga Brazili ka rënë pre e shantazheve me fotografi intime nga një 29-vjeçari nga Tirana Erlado Dervishi.

Ata janë njohur fillimisht në rrjetet sociale duke shkëmbyer mesazhe dhe foto me njëri-tjetrin. Më pas, lidhja e tyre avancoi dhe 19-vjeçarja me shtetësi Braziliane filloi të shkëmbente foto dhe video intime me të riun shqiptar nëpërmjet rrjeteve sociale dhe platformës së whatsapp-it.

Teksa prej muajsh ata po shkëmbenin te tilla mesazhe 19-vjeçarja kishte vendosur të vinte në Trianë më qëllim për ta takuar të dashurin e saj virtual. Pasi janë takuar dhe kanë qëndruar për disa orë së bashkë, 29 vjeçari Eraldo Dervishi ia kishte marrë pasaportën brazilianes duke mos ja kthyer më.

Gjatë komunikimit i riu Dervishi e ka shantazhur të renë se nëse nuk i jepte një shumë parash do ti publikonte videot të cilat e reja nga Brazili ia kishte dërguar nëpërmjet komunikimeve në telefon.

Teksa e reja kishte tentuar disa herë që të ia merrte pasaportën dhe nuk ia ka arritur qëllimit, ajo ka shkuar në komisariatin nr 6 ku ka bërë kallëzim penal ndaj 29-vjeçarit shqiptar.

Në polici 19 vjeçarja nuk kishte shume informacione mbi Eraldo Dervishin duke iu treguar oficerëvë që ajo ia dinte vetëm emrin e shkurter dhe numrin e telefonit. Menjëherë pas denoncimit policia ka identifikuar të riun duke e arrestuar në flagrancë. 29 vjeçari Eraldo Dervishi akuzohet për veprën e kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë".

Vajza udhëton nga Brazili në Tiranë të takojë princin e
Foto ilustruese

EMISIONET