“E qëllova se më fyeu rëndë”, efektivi Ludian Zaimi pranon vrasjen e kolegut: Jam penduar

Një sherr banal mes dy oficerëve të policisë i ka kushtuar jetën 55 vjeçari Caush Saliasi, i cili mbante uniformën blu prej 20 vitesh. Para kolegëve të tij autori i ngjarjes, Ludian Zaimi ka pranuar para kolegëve të tij se qëlloi pasi nuk kishte duruar ofendimet e viktimës dhe se është i penduar për këtë veprim. Mësohet se 25-vjeçari do t’i nënshtrohet edhe një analizë mjekoligjorë për të përcaktuar gjendjen e tij psikologjike, pasi muajt e fundit merrte disa medikamente për ankthin. 

"Më shante vazhdimisht, më ofendonte unë nuk durova më dhe e qëllova me armën e shërbimit, jam penduar"

Kjo është deklarata e parë që efektivi i patrullës së përgjithshme Ludian Zaimi ka dhënë para kolegëve të tij në drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, sapo ka qëlluar mbi efektivin Caush Saliasi.

Sipas burimeve e gjithë ngjarja ka ndodhur në hollin e katit të parë të komisariatit nr. 3, ku 2 efektivet e policisë sapo kishin mbaruar mbledhjen dhe kishin marrë detyrat përkatëse, e po zbrisnin në katin e parë për tu nisur për shërbim.

Në këtë moment dyshohet se 55-vjeçari Saliasi e ka ofenduar kolegun e tij Zaimi e ndërsa pas këtij sherri verbal, janë dëgjuar edhe krismat nga arma e zjarrit.

Edhe pse 55-vjeçari u dërgua në Spitalin e Traumës ai nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marrë dukë humbur jetën.

Burimet i thanë Ora News së efektivi i policisë kishte shumë plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Në pyetje janë marrë edhe disa efektiv të tjerë të cilët do të ndihmojnë grupin hetimor dukë dëshmuar mbi marrëdhëniet qe Zaimi ka pasur me Saliasin.

Kohëve të fundit efektivi i policisë Ludian Zaimi merrte disa medikamente për ankthin.

Ndaj tij do të kryhet një analizë mjekoligjorë për të përcaktuar gjendjen e tij psikologjike.

“E qëllova se më fyeu rëndë”, efektivi Ludian

EMISIONET