E pushuan pas 37 viteve punë, infermierja: Kryetari i bashkisë Pukë më i fortë se Rama
Një infermierjere nga Puka thotë se u hoq padrejtësisht nga puna dhe pa pretekst pas 37 viteve.
Gjatë takimit të mbajtur me kreun e PD Sali Berisha ajo u shpreh se e ka ngritur shqetësimin dhe në takimet e mbajtura me Ramën ku i ka thënë se që çdo profesionist do të kthehet në punë.
Por sipas Hysenit këto kanë qenë premtime jo reale.
Madje ajo shprehet se “kryetari i bashkisë është më i fortë se Rama, i tha ik pirdhu”.
Gjithashtu ajo bëri thirrje që të mendohen mirë se për kë votojnë.
“Quhem Ejdi Hyseni. Zoti të dhëntë shëndet zoti Berisha. Ishalla do të na nxjerrësh nga kjo situatë me ndihmën tonë që ka rrethi i Pukës. Jam një nga të persekutuarat e drejtorinë e shërbimit publik. Jam hequr nga puna pa asnjë lloj shkak pas 37 viteve punë. Jam infermiere me licencë dhe nuk më pranojnë në punë. I kam dalë direkt kryeministrit përpara dhe më tha që çdo profesionist do të kthehet në punë. Në fakt kryetari i bashkisë është më i fortë se Rama i tha ik pirdhu. 12 muaj kam nejt poshtë e lartë dhe Astrit Peçi më tha ik rregullo marrëdhëniet. Se çfarë marrëdhëniesh ët rregulloj nuk e di. Problemi ëhstë që asnjë nga profesionistat nuk hyn në punë. Dhe letrat për përkrahje sociale mi grisën më thanë nuk i merr. Ti vëmë gishtin kokës dhe të dimë për kë të votojmë.”