E pëson keq nga gënjeshtra. Denoncoi në polici se i vodhën shtëpinë, ata i gjejnë fishekë e kanabis

E pëson keq nga gënjeshtra. Denoncoi në polici se i vodhën

Një 42 vjeçar është arrestuar për kallëzim të rremë. Burri nga fshati Nivicë e Tepelenës kishte njoftuar policinë duke pretenduar se i kishin vjedhur një shumë parash në banesë por nga veprimet hetimore rezultoi se ai kishte bërë deklarim të rremë para punonjësve të Policisë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa dhe 219 fishekë, informoi sot policia e Gjirokastrës.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. S. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Kallëzim i rremë", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

EMISIONET