E papritur/ Dielli zhduket dhe bregdetin në Durrës e mbulon mjegulla, ikin pushuesit. Shikoni videon
Bregdeti i Durrësit është mbuluar nga mjegulla rreth orës 14:00, edhe pse temperaturat janë të larta, dhe plazhet ishin të mbushura me pushues. Mjegulla që pushtoi disa plazhe të Durrësit i shqetësoi pushuesit.
Mjegulla ka pushtuar gjithë vijën bregdetare dhe hapësirën përreth duke krijuar një pamje të pazakontë për sezonin veror, ndërsa vetem një orë më parë dielli shkëlqente në qiell.
Pamjet tregojnë detin e mbuluar nga mjegulla ndërsa duket shumë pak rëra dhe çadrat e vendosura.
Veç bregdetit kjo mjegull ka filluar të prekë dhe qendrën e qytetit të Durrësit.