E papritur/ Berisha thërret gazetarët në konferencë shtypi ora 12:00

E papritur/ Berisha thërret gazetarët në konferencë shtypi

Ish kryeministri Sali Berisha do të jetë sot në një konferencë për median.

"Te dashur miq, sot ne oren 12:00 do te zhvilloj nje konference per shtyp ne hotel Rogner (salla Antigonea)! Ftoj mediat, sipas deshires, te jene te pranishme! sb" shkruan Berisha ne facebook.

Klikoni në këtë link ku janë të gjitha përgjigjet e Berishës në konferencë.

 

Një ditë më parë ambasadorja e SHBA-së përsëriti thirrjen drejtuar Edi Ramës dhe Lulzim Bashës të rishikojnë listat e deputetëve ndërsa më 30 korrik 2021 zonja Yuri Kim ishte vetë në selinë e PD-së për ti kërkuar hapur Bashës distancimin nga Berisha.

Pak orë më pas ish kryeministri Sali Berisha në një intervistë ekskluzive në studion e lajmeve të RTV ORA, me gazetaren Beti Njuma akuzoi ambasadoren e SHBA-së se po drejton një sulm politik të iniciuar nga Tirana dhe jo DASH. Ai u shpreh i vendosur se nuk do të heqë dorë nga mandati i deputetit i fituar nga zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Berisha akuzoi ambasadoren e SHBA-së se po fyen popullin shqiptar duke u sjellë si guvernatore, ndërsa mbëshetja që po i jep ajo Ramës po dëmton Shqipërinë. Nga ana tjetër Rama po e shfrytëzon këtë mbështetje për të luftuar opozitën.

 

 

 

EMISIONET