E lanë PD me borxhe? Bardhi: Gënjeshtër, sot selia nuk paguan ujë e drita se Rithemelimin nuk e njeh asnjë institucion
Gazment Bardhi ka përgenjështruar lajmet se ai dhe Basha e kanë lënë PD-në në borxhe pas largimit nga selia, borxhe që lidhen me faturat e ujit dhe dritave të papaguara.
Për Ora News ai thotë se një gjë e tillë ndodh sot me administratorët e rinj të selisë, të cilët për shkak se nuk njihen nga asnjë institucion janë në pamundësi për të paguar punojësit detyrimet nga OSHEE dhe Ujësjellësit.
Bardhi: Është e pavërtetë.Ju e dini se po të kesh pa paguar ujin dhe dritat nga 2016 selia nuk do kishte energji elektrike as ujë. Ka qenë një lajm i prodhuar. Nuk ndjek ekzekutimin e faturave se nuk është detyra ime dhe as e kryetarit të partisë. Arka e partisë menaxhohet nga Bordi financiar i partisë. As unë dhe as kryetari i partisë nuk jemi anëtarë aty.Megjithatë për gjendjen financiare të partisë aq informacione kam, kjo që është përhapur është një gënjeshtër e madhe e prodhuar nga një e vërtetë që unë kam thënë para disa ditëve në media. Sot ata që administrojnë PD për shkak se nuk njihen në asnjë institucion janë në pamundësi për të paguar pagat e punonjësve, dritat, ujin dhe shpenzimet e tjera që ka selia.
Kush firmos?
Bardhi: Nuk kanë mundësi të firmosin se asnjë prej të emëruarve të tyre nuk njihet ligjërisht nga asnjë institucion. Por besoj se kanë mundësi për të paguar me para jashtë sistemit dhe kjo është provuar me gjithë këtë lëvizje që ndoshta mund të ketë kushtuar miliona euro dhe janë fonde që nuk vijnë nga PD. Jam duke pritur transparencën për shpenzimet për mitingun e 11 dhjetorit. E kam kërkuar zyrtarisht publikisht. U tha që do bëhej publike, nuk është bërë. Mbetem akoma në pritje. Besoj se ka qenë si tha zoti Berisha, nuk e kam ndjekur tha çfarë po ndodh me Presidentin se jam shumë i merakosur dhe i zënë më garën time të brendshme. Besoj dhe kjo ka mbetur për shkak të merakut të garës së brendshme.