E enjtja me vranësira dhe kthjellime, reshje të dobëta shiu në jug të Shqipërisë

E enjtja me vranësira dhe kthjellime, reshje të dobëta shiu

Deri në mesditë, vendi ynë ndikohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat jugore duke gjeneruar shira të dobët dhe të përkohshëm.

Kjo situate atmosferike, sipas MeteoAlb, do të na shoqërojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet zhvillim i vranësirave, duke sjellë reshje shiu në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes por mesdita do të ruajë vlera kostante të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.

Era do të fryjë mesatare ne toke dhe deri e forte ne det duke arritur shpejtësine max 65 km/h nga drejtimi jugor-juglindor duke krijuar ne brigjet detare dallgë mbi 5  ballë.

EMISIONET