"E doja Sabrinën”, Elton Metaj qan para Gjykatës dhe tregon pse e vrau

Gjykata e Fierit këtë të martë ka lënë në burg 31 vjeçarin Elton Metaj i cili 4 ditë më parë, më 10 shtator ekzekutoi ish-gruan, Sabriona Bengaj 23 vjeç në banesën e prindërve të saj.

Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme autori është shfaqur i penduar dhe është shprehur se e dashuronte akoma Sabrinën dhe donte të rikthehej me të.

Ai ka pranuar krimin para Gjykatës, ndërsa është dashur të ndërpritet për një moment seanca pasi autori filloi të qante.

Përsa i përket arsyes që kreu krimin, 31-vjeçari është shprehur se ndihej i kërcënuar nga vjehrri i tij, i cili i kishte thënë se do ta vriste dhe e kërcënonte. Kjo ka qenë dhe arsyeja pse kishte blerë armën, për vetëmbrojtje, sipas Bengaj.

Familjarët e autorit dhe viktimës nuk kanë qenë të pranishëm në Gjykatë.

EMISIONET