E bleva në Libi se është shumë më lirë se në Shqipëri, dëshmia e kapitenit të anijes që akuzohet për kontrabandë nafte

Kapiteni i një peshkarexhe dhe mekaniku kanë mbetur në burg nga Gjykata e Durrësit. Dy personat akuzohen për kontrabandimin e 80 mijë litrave naftë. Ata kanë mohuar akuzat duke thënë se nafta ështe blerë në Libi por për shkak se kur kanë ardhur në Durrës ka qenë fundjavë, e kishin lënë ta deklaronin ditën e hënë të 27 korrikut.

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e "arrestit me burg" për kapitenin dhe mekanikun e peshkarexhës në, të cilët akuzohen se kanë futur që prej 23 korrikut në mënyrë ilegale 80 mijë litra naftë në Durrës.

Të arrestuarit, Falmur Alia dhe Nuri Xheka, dolën këtë të shtunë para gjykate ku u njohën me masën e sigurisë, Ndërkohë që mbetet në kërkim administratori i peshkarexhës, Alban Malindi.

Kpiteni i peshkarexhes në një deklaratë ka sqaruar se naftën jo vetëm që nuk e ka kontabanduar, por ai e ka lerë në Libi me një çmim shumëherë më të vogël sesa në Shqipëri, ndërsa e kishte vetëm për përdorim të mjetit të tij.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Më tej ai ka sqaruar se kur janë kthyer në Durrës, ishte fundjavë dhe nuk kishte mundësi të deklaronte se naftën e ka blerë në një vend tjetër.

Në dëshminë e tij, kapiteni Flamur Aliu ka sqaruar se nafta nuk është blerë me qëllim kontrabandën, por sepse rezervat e anijes kishin përfunduar dhe u duhej për t’u kthyer në Shqipëri. Ai ka shtuar se gjithë jetën ka punuar me ndershmëri dhe nuk e ka shkelur ligjin.

"Jam familjar dhe gjithë jetën jam marrë me punë të ndershme dhe kurrë nuk e kam shkelur ligin. Dua të theksoj se sasia e naftës që kishim për udhëtim vajti deri në fund. Meqë mua më kishin thëne se në Libi ne qytetin e Bengazit nafta ishte shumë e lirë, mu mbush mendja duke u thëne edhe marinarëve që me që nafta po mbaronte u drejtuam tek ky qytet. Pasi u furnizuam erdhën në Durrës. Dua te theksojë se këtë sasi nafte i takonte anijes dhe meqë binte dite e shtunë dhe e djelë e lashë për ditën e hënë që ta raportoja në Doganë"

Kapiteni Flamur Aliu dhe mekaniku Nuri Xheka u arrestuan me 4 gusht, ndërsa organi i akuzën ka thënë se 80 mijë litrat e naftës kanë hyrë kontrabantë, dhe anija kishte fikur edhe GPS-në.

EMISIONET