"E ardhmja jonë vlen më shumë se rrogat tuaja!"Maturantët protestojnë nesër para Ministrisë së Arsimit

"E ardhmja jonë vlen më shumë se rrogat

Maturantët kanë lajmëruar një protestë nesër para Ministrisë së Arsimit në orën 11:30.

Protesta është njoftuar online nga faqja studentët_denoncojnë.

"Të mblidhemi së bashku për të protestuar për të ardhmet tona të cilat janë prekur nga papërgjegjshmëria e MASR. E ardhmja jonë vlen më shumë se rrogat tuaja!"

Protesta vjen pas provimit të matematikës, ku maturantët të ndryshëm thanë se teza ishte e veshtirë.

Nga ana tjetër si provimi i matematikës ashtu edhe i gjuhë letërsisë është shoqëruar me rrjedhje të tezës.

Maturantët kanë për të dhënë edhe provimin e fundit, që është ai i lëndës me zgjedhje.

Ndërkohë nesër në orën 11:00, Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka njoftuar një deklaratë për media në lidhje me detaje nga testi i Matematikës, në kuadër të Maturës Shtetërore.

"E ardhmja jonë vlen më shumë se rrogat

EMISIONET