Dyrmishi: Fëmijët me autizëm, fizikisht nuk kanë shenja dalluese apo karakteristike
Terapistja, Eriselda Dyrmishi në një intervistë në Ora News u shpreh se fëmijët me autizëm nuk kanë fizikish asnjë shenjë dalluese apo karakteristike.
Dyrmishi: Autizmi nuk është një sëmundje por është një çrregullim kompleks neurobiologjik i trurit i cili karakterizohet nga disa simpotma të tipit mungesa e gjuhës ekspresive ose zhvillit të gjuhës ekspresive por jo në nivelet e duhura për moshën e individit.
Karakterizohet nga interesa të kufizuara dhe të përsëritura të personave me autizëm si edhe mungesë të socializimit.
Në fakt shenjat nisin që herët.
Zakonisht ndodh që fëmijët me autizëm nuk e zhvillojnë gjuhën rreth moshës 1 vjec deri në 1 vjec e gjysëm.
Fëmija që ka autizëm e ka të vështirë për ti kuptuar komandat.
Fëmija me autizëm e ka të vështirë të reagojë kur prindi e thërret në emër.
Fizikisht nuk kanë asnjë shenjë dalluese apo karakterstike.