Një vit më parë humbën jetën dy elektriçistë, shembet ura në Lazarat, banorët: Jemi në rrezik

Është shembur ura që shërben për kalimin e udhëtarëve dhe bagëtisë nga ana lindore tek ajo perëndimore e luginës së Drinos.

Kjo urë në afërsi të fshatit Lazarat një vit më parë u ka marr jetën dy elektriçistëve të OSHEE në Gjirokastër, teksa po tentonin të kalonin.

Fermerët dhe blegtorët lazaratas prej kohesh gjenden përballë kësaj situate aspak normale dhe mjaft të rrezikshme për jetët e tyre dhe të gjësë së gjallë.

Kjo urë është e vetmja urë kaluese mbi Drinon për fermerët e Lazaratit pasi nuk ka asnjë kalim alternativ në destinacionet e tyre.

Fermerët dhe blektorët shprehen mjaft të irrituar pasi edhe pse kanë apeluar tek organet vendore si dhe tek administratori Kjo ure ngelet e vetmja nyje kaluese mbi Drino për fermerët lazaratas pasi nuk ka asnjë kalim alternativ ne destinacionet e tyre. Fermerët dhe blegtoret shprehen mjaft te irrituar pas edhe pse e kanë ngritur si shqetësim tek administratori Muharrem Basha, ky i fundit nuk i ka marrë seriozisht ata.

“Këtu janë mbytur dy elektiç ista vjet, në këtë vend. Tha do merren mesa. Këtu ka qenë zonë krimi dhe nuk erdhi asnjë person. S’kemi nga të kalojmë. Kemi kontaktuar me të gjithë, me administratorin, tha do e rregullojmë dhe asgjë.

“Jemi një fshat. Jemi pa ura. Turp i Bashkisë, turp i qeverisë, turp i Komunës që nuk ka një urë. Ngelemi tërë dimrit në shtëpi. Kemi rrezikuar jetën 100 mijë herë. E kemi kontaktuar administratorin, nuk na ka dhënë përgjigje”- shprehen banoret.

Sipas kryetarit të Bashkië Gjirokastër Flamur Golemi, kjo urë nuk rrezikon të jetë në inventarin e Bashkisë së Gjirokastrës. Madje për rastin e mbytjes së elektriçistëve vitin e kaluar, këtë sqarim ia ka dhënë edhe Prokurorisë.

Kjo ure ka qenë e përdorur dhe ndërtuar nga Ushtria Popullore.

Një vit më parë humbën jetën dy

Një vit më parë humbën jetën dy

Një vit më parë humbën jetën dy

EMISIONET