Dy të arrestuar në Korçë/ Njëri rreh 2 persona tjetri nxjerr me forcë qiramarrësin

Dy të arrestuar në Korçë/ Njëri rreh 2 persona tjetri

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës.

Një 46-vjeçar u arrestua pasi ka kanosur dhe ka goditur me grushte dhe sende të forta në trup, 2 shtetas të tjerë.

"U arrestua në flagrancë shtetasin D. L., 46 vjeç, banues në fshatin Bishnicë, Pogradec, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.", njofton policia.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur dhe ka goditur me grushte dhe sende të forta në trup, 2 shtetas të tjerë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë të ftohtë me teh metalik, të cilën e posedonte pa leje. 

Sakaq 47-vjeçari me inicialet A. V.,  u arrestua pasi dyshohet se me vetëgjyqësi ka tentuar të nxjerrë nga banesa qiramarrësin e tij, duke dëmtuar derën hyrëse të banesës.

"A. V., 47 vjeç, banues në Pogradec, dyshohet se me vetëgjyqësi ka tentuar të nxjerrë nga banesa qiramarrësin e tij, duke dëmtuar derën hyrëse të banesës", njofton policia.

Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET