Kontrolle masive dhe në Shkodër, parcela me cannabis në Vilu dhe Obot, ikin dy kultivuesit

Kontrolle masive dhe në Shkodër, parcela me cannabis në Vilu dhe

Dy opercaione antidrogë janë zhvilluar në Shkodër përmes të cilëve u evidentuan dy raste të kultimit të bimëve narkotike.

Në dy operacionet:“Vilu” u shpall në kërkim shtetasi Rozart Pjetri, 38 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazh Velipojë si dhe në operacioni policor “Obot” në vendin e quajtur “Zalli Bunës”, u shpall në kërkim  Halil Zenelaj 55 vjeç, banues në fshatin Oblikë.

Për shkak të terrenit të pyllëzuar ata kanë arritur të largohen nga parcelat.

Kontrollet e imtësishme të territorit, nga toka dhe nga ajri, u bënë duke përdorur edhe dronët.

Bimët e kultivuara u asgjesuan nga policia përmes djegies.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET