"Dy mijë euro se më nxore makinën në Instragram" tre të rinjtë nga Elbasani dhunojnë 20 vjeçarin nga Belshi, i marrin dhe eurot

"Dy mijë euro se më nxore makinën në Instragram"

Tre të rinj janë arrestuar pasi përmes dhunës dhe kanosjes i kanë marrë një të riu nga Belshi 2000 mijë euro.

Policia thotë se tre 20 vjeçarë janë arrestuar pasi përmes dhunës dhe kanosjes akuzohen se i kanë marrë një 20 vjeçari shumën 2000 euro, pasi ai kishte postuar në rrjetin social instagram, automjetin e njërit prej të arrestuarve, konkretisht Dervish Rustës.

Policia tha se në kuadër të operacionit “Postimi” janë arrestuar:

Dervish Rusta, 23 vjeç

Elidon Bosco, Sulollari 25 vjeç

Françesko Çengeli 26 vjeç

Të tre të rinjtë janë banues në Elbasan. Policia ishte njoftuar për ngjarjen dhe organizuan arrestimin e tyre.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Dervish Rustës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 74 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 2 peshore elektronike, 1 radio marrëse-dhënëse dhe 2 automjete.

Gjithashtu policia ka nisur procedimin penal dhe për shtetasit : A. K., 43 vjeç, A. H., 51 vjeç, A. B., 29 vjeç, të tre banues në Elbasan, pasi kanë patur dijeni për ngjarjen dhe nuk kanë kallëzuar në Polici.

"Dy mijë euro se më nxore makinën në Instragram"

"Dy mijë euro se më nxore makinën në Instragram"

"Dy mijë euro se më nxore makinën në Instragram"

"Dy mijë euro se më nxore makinën në Instragram"

EMISIONET