"Dy duar për një kokë", banorët e "5 Majit" protestë kundër Veliajt: Nuk dalim nga shtëpitë

Bashkia e Tiranës ka paralajmëruar tri familje në zonën e "5 Maijt" që të largohen nga banesat e tyre, pasi ditën e mërkurë do të nisë shembja. Por qytetarët kanë dalë në protestë për të kundërshtuar këtë vendim. Ata thonë se nuk i lirojnë banesat për aq kohë sa nuk kanë një kontratë më bashkinë. Banorët thanë se janë të gatshëm të mbrojnë shtëpitë e tyre me çdo kusht pasi bashkia e Tiranës nuk ka dialoguar me ta.

Bashkia e Tiranës ka njoftuar se të mërkurën do të bëhet shembja e 3 banesave në lagjen 5 maji, ndërkohë që banorët kanë lajmëruar me protesta, madje paralajmërojnë se do i mbrojnë më çdo kusht shtëpitë, edhe me dhunë nëse është nevoja.

"Ne do luftojmë për arsye se nuk është bërë asnjë lloj kontrate me bashkinë siç është bërë kontrata. Do protestojmë për shtëpitë tona që mos shemben."

"Pa rënë në konsensus me bashkinë, qoftë edhe me dhunë, qoftë edhe me dhunë fizike nëse ata do ndërhyjnë fizikisht edhe ne do ndërhyjmë fizikisht për të mbrojtur pronat."

"Ne do rrimë në shtëpitë tona, nëse ata do vijnë "dy duar për një krye" thotë populli."

Qytetarët që janë të prekur nga ky projekt thonë se pavarësisht qëndresës dhe kundërshtimit të tyre prej disa muajsh, Bashkia e Tiranës nuk është ulur në bisedime me ta.

Ata sqarojnë se nuk kanë asnjë kontratë që u siguron se nuk do të mbeten në mes të rrugës pasi tu shemben banesat.

"Përderisa ne nuk kemi arritur një marrëveshje me bashkinë nuk e lejojmë që të prishen shtëpitë tona."

"Kemi 3 muaj e gjysmë në protestë nuk ka ardhur asnjë."

"Vetë qeveria shkel ligjet, vetë Erion Veliaj shkel ligjet. Thotë do ta prish këtu, të fut të tjerët brenda."

Në njësinë 8 janë shembur deri tani 12 banesa, ndërsa në të dyja njësitë, 4 dhe 8 në kryeqytet planifikohen të paktën rreth 400 banesa në total që do të shemben për projektin e rindërtimit.

 

EMISIONET