Dy adoleshentët i shantazhonin vajzën me foto e video, pikënisja e masakrës në Klos

Dy adoleshentët i shantazhonin vajzën me foto e video, pikënisja
Fiqiri Mjeshtri dhe vendi ku ndodhi vrasja

Detaje të reja dalin në dritë nga masakra me 3 viktima dhe 2 të plagosur në Klos.

Mësohet se dy adoleshentët, 17-vjeçari Kenado Shira që mbeti i vrarë dhe 14-vjeçari Renato Hasula që mbeti i plagosur kishin shantazhuar me foto dhe video vajzën e Fiqiri Mjeshtrit.

Kjo e fundit kishte 4-5 ditë që nuk shkonte në shkollë.

Mësohet se Fiqiri Mjeshtri ka kërkuar ti linin të qetë vajzën, por kjo situatë ka vijuar.

Problemi është transferuar tek prindërit që kanë kërkuar të sqarohen në lokal.

Me vete i kanë marrë dhe djemtë. Por sherri ka nisur sapo janë takuar kur djemtë kanë dalë nga shkolla.

Fiqiriu ka filluar të konfliktohet me grushte dhe pastaj ka nxjerrë armën TT dhe ka qëlluar ndaj 4 personave, duke vrarë babë e bir, Ilir Shira 46 vjeç dhe  Kenado Shira, 17 vjeç, ndërsa plagosi Eglantin Hasulën 39 vjeç me të birin Renato 14 vjeç.

Në pyetje po merret dhe vajza e Fiqiri Mjeshtrit nën shoqërinë e psikologes së shkollës.

Në dijeni të konfliktit kanë qenë dhe mësues të gjimnazit në Klos.

Vrasja që tronditi Klosin ndodhi rreth orës 14:15 minuta (12 tetor 2022) në qendër, përballë gjimnazit të këtij qyteti.

Djali 17-vjeçar humbi jetën në vendin e ngjarjes ndërsa i ati, Ilir Shira humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë Renato 14 vjeç dhe babai i tij janë dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar.

Dy vëllezërit bashkëpunëtorë u arrestuan, ndërsa i dyshuari si autor i masakrës, Fiqiri Mjeshtri u gjet i vetëvrarë.

EMISIONET