Durrësi ndez sherrin politik, Berisha dhe Meta paralajmërojnë Ramën: I ke bërë llogaritë gabim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ashpër për ndërtimin e portit të Durrësit, duke e akuzuar kryeministrin Edi Rama se po vrapon të miratojë projektin për të pstruar paratë e krimit dhe korrupsionit në parajsat fiskale.

Berisha e cilësoi projektin megaskandal dhe kjo tha ai vjen pas aferës së incineratorëve dhe dhënies me koncesion të Butrintit.

Berisha: Edi Rama pasi është kapur në flagrancë me vjedhjen e 420 mln euro për djegësat, gjithçka me firmën e tij, vrapon të vendosë harresë këtë vjedhje, me dy megaafera të mëdha, që janë 10-fishi i kësaj shume; ajo e Butrinti dhe Portit të Durrësit. 

Në të njëjtën linjë ishte dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kishte një parlajmërim të prerë për Edi Ramën.

Meta: Edi Rama i ka llogaritur shumë keq pasojat e kësaj aventure të re dhe do të jetë ai përgjegjës jo vetëm për kokëfortësinë e tij por edhe detyrimet që ka ndaj atyre që e kanë shtyrë në këtë aferë shumë të rrezikshme.

Dy aleatët në opozitë Sali Berisha dhe Ilir Meta thanë se kontrata për portin e Durrësit është një aferë mafioze në dhunimin e ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare.

Berisha: Edi Rama deklaron se i ka dhënë një kompanie territorin prej 1.5 mln metër katrorë të portit të Durrësit për ndërtimin aty të Dubai City Emar Rama apo Rama Emar. Dhënia pa garë kudo që të ndodhë kjo është një shkelje flagrante e ligjeve të vendit dhe ligjeve ndërkombëtare.

Meta: Cilat janë masat garantuese që porti i Durrësit të mos sekuestrohet nga Bankat vendase apo ndërkombëtare për shkak të problemeve eventuale të kompanive huamarrëse tani apo në të ardhmen?

Berisha dhe Meta kërkuan transparencë për kontratat dhe bërjen publike të kompanive që janë përfshirë në këtë projekt, të cilat fshihen pas kompanive që janë të regjistruara në offshore.

EMISIONET