Durrës/ Vijnë turistët ukrainas për sezonin veror
Nga Ora News Përditësimi i fundit 21 Maj 2022, 13:49
Gazetari i Ora News, Mark Brunga solli një panoramë të plazhit të Durrësit.
Ngrohja e temperaturave dhe dielli ka nxitur shumë qytetarë por dhe turistë të ardhur nga Shqipëria dhe Kosova të zgjedhin plazhin e Durrësit për të kaluar këtë fundjavë të bukur.
Veç turistëve të huaj veçanti për këtë sezon janë dhe turistët që kanë ardhur nga Ukraina. Ata janë vendosur në zonën e Shkëmbit të Kavajës, cilëson gazetari.